Takimi Pendarovski – Begaj, në fokus progresi dhe sfidat e rrugës drejt BE-së

Në kuadër të pjesëmarrjes në procesin Brdo-Brioni, sot presidenti Stevo Pendarovski pati një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai e uroi Begajn për zgjedhjen e tij në postin presidencial, i uroi mandat të suksesshëm dhe shprehu pritjen që në periudhën e ardhshme të dy vendet të vazhdojnë t’i përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Të dy presidentët shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në të dyja vendet pas fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim në BE, për ecurinë dhe sfidat e mundshme në procesin e negociatave. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella në procesin e transformimit të dy shoqërive dhe zbatimin konsekuent të reformave evropiane në të gjitha fushat vitale”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.(INA)

Loading...