Takohet Kurti dhe Ahmeti

Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky është takimi i parë i dy politikanëve shqiptarë, që kur Kurti ka marrë mandatin e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Nuk dihet se çfarë temë e diskutimit, por i pranishëm në takim është edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Takimi po mbahet në format joformal, pa prezencë të mediave.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey