Talebanët në ditën e parë ndalojnë “Feriden”

Nuk kishte gra në rrugët e Kabulit të hënën,
ditën e parë të plotë të sundimit të talebanëve në Afganistan. Talibanët e armatosur patrulluan nëpër qytet duke detyruar pronarët e dyqaneve dhe punonjësit e qeverisë të ktheheshin në punë.

Ndërsa ishte kaos në aeroportin e Kabulit,
ku mijëra njerëz po kërkonin një aeroplan
për të hipur, në pjesën tjetër të Kabulit, ata që nuk kishin asnjë shans për të lënë
qytetin u përballën me dy dilema – ku të
fshiheshin ose të pranonin një mënyrë të re
jetese nën qeverisjen e talebanëve.

Ndryshimet tashmë janë evidente. Talebanët zëvendësuan programet në TV, me ato fetare, duke hequr tërësisht serialet turke dhe ato indiane, dhe duke hequr reklamat, madje edhe në programin e njohur komercial Tolo, i cili deri vonë ishte shfaqur edhe si reality show.

Shumë dyqane u mbyllën, megjithëse talebanët u kërkuan njerëzve të ktheheshin në punët e tyre, duke lënë vetëm disa furra buke të hapura.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey