Këngëtari nga Mitrovica, Blero ka shumë vite krijimtari artistike dhe këngë të vjetra të cilat dëgjohen edhe sot.
Ai përvec këngëve është shumë I përfolur edhe për jetën private.
Sidomos pas ndarjes nga aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi dhe lidhja me modelen shqiptare në Zvicër, Afrona Dika, përcjell ORAinfo.
Blero nga martesa e parë ka një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Tara. Tani vajza e tij është rritur goxha dhe ka filluar të tregohet e zonja edhe në kuzhinë.
Tara është fotografuar se fundmi duke përgatitur pallaqinka, e ky veprim i saj e ka kënaqur shumë Bleron, i cili këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e tij. /ORAinfo/