Taravari: Jemi favorit në Tetovë, komuna u keqmenaxhua nga Teuta Arifi

Kryetari i Gostivarit dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se opozita shqiptare është favorit për ta fituar komunën e Tetovës.

Ai në një intervistë për gazetën LAJM u shpreh se, banorët e kësaj komune meritojnë një drejtues dinjotoz, por refuzoi të publikojë emrin e kandidatit me të cilin opozita shqiptare do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sa i përket garës për Tetovën, Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët emrin e kandidatit për këtë komunë do ta zbulojë të fundit. “Besoj që Tetova do të jetë befasia më e madhe prandaj e ruajmë emrin e kandidatit deri në momentin e fundit. Shpresoj që ka shumë disponim anti Teuta Arifit në këtë komunë. Në raundin e dytë nuk ka dyshime se shkon Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe mendoj se jemi favorit për ta fituar Tetovën sepse edhe qytetarët e Tetovës e duan ndryshimin. Nëse ka një komunë e pasuksesshme ndër shqiptarët, që është në vendin e parë, padiskutim është Tetova. Mendoj që Tetova, si një qendër universitare dhe qendër e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut mendoj se e meriton atë ndryshim mendoj që meriton një njeri dinjitoz që do të përvesh krahët dhe do ta ndërtojë infrastrukturën dhe kushtetet e jetesës në kryeqendrën e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey