Taravari mbështet grevën në arsim: Rroga e mësimdhënësve na perkujton kohën e Migjenit!

Kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravati tha se e mbështet fuqishëm grevën në arsim, pasi siç u shpreh, paga e një kamerieri sot është e barabartë ose më e lartë se e një mësimdhënësi.

“E bëjmë rrogën minimale 18 mijë denarë, ndërkohë nëse shkoni në ndonjë kafeteri dhe e pyetini kamarierin se sa e ka rrogë, do ju thotë me siguri 500 euro, mjeshtrit që punojnë si picamen, bukëpjekës ose me burek me siguri e kanë rrogën 1.000 euro, ndërsa mësimdhënësit i kanë rrogat 400-500 euro. Kjo ta përkujton kohën e Migjenit, andaj as që diskutohet se i përkrahim, por edhe insistojmë dhe në aspekt logjisitik do ta përkrahim sindikatën”, tha sot Taravari duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë promovimit të gjashtë kabineteve të reja në shkollën e mesme teknike komunale në Gostivar.

Ndryshe, SASHK javën e ardhshme vendosi të organizojë grevë të punonjësve në arsim dhe kopshte. Ata thonë se vendimi mbështetet nga shumica e anëtarëve, pasi nuk plotësohen kërkesat për rritje të pagave sipas pagës minimale. Kërkohet gjithashtu harmonizimi i marrëveshjeve kolektive në fushën e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey