Taravari përcjell një mesazh përkujtimi për Gostivartin e 9 korrikut

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka përkujtuar sot ngjarjet e 9 korrikut të 1997 të Gostivarit. Ja mesazhi i tij përkujtues i shpalosur edhe gjatë kryerjes së homazheve tek varrezat e tre dëshmorëve që dhanë jetën në mbrojtje të flamurit kombëtar në Gostivar:

“Më 9 korrik 1997 shteti e kishte të gjithë vëmendjen në Gostivar, duke na sulmuar flamurin para komunës dhe terrorit që u bë në brendi të qytetit, ku ranë edhe tre dëshmorë Nazmi Saliu, dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti. Ata janë dëshmorë jo vetëm të qytetit të Gostivarit, por edhe të kombit tonë, pasi ata dhanë jetën e tyre për të mbrojtur flamurin shqipëtarë në Komunën e Gostivarit.

Për të kujtuar trimërinë dhe gjurmët që lanë për gjeneratat pasardhëse, sot kisha nderin dhe kënaqësinë që me bashkëpunëtorët e mijë të vendos lule të freskëta te vend’prehja dhe bustet e tyre në Turçan të Vogël, Forinë dhe Dobërdoll.

Falë Jush sot para Komunës tonë kemi flamurin kombëtarë që na valvitet, e para të cilit të gjithë kur kalojmë, përulemi!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ju!”.

9 Korriku i vitit 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshimi titanik u desh të merrte jetët e tre dëshmorëve të flamurit, Nazmi Saliut, Dr. Shpend Iseinit dhe Milaim Dautit. Tre jetë të cilat janë shkruar përjetësisht në historinë e të gjithë popullit shqiptarë. Ndërkaq, Gjykata Themelore e Gostivarit, e ndikuar nga politika ditore, u shqiptoi dënime drakonike krerëve komunalë të asaj kohe: Kryetari Rufi Osmani u dënua me 13,8 vite burg dhe Kryesuesi i Këshillit Refik Dauti, me 7 vite burg.
Meritat për valëvitjen zyrtare të flamurit kombëtar shqiptar para Komunës së Gostivarit sot, si edhe në vitin 1997, u takojnë dëshmorëve të flamurit, të cilëve u jemi mirënjohës që na dhanë të drejtën historike që të shpalosim flamurin e atyre që na lindën dhe që na dhanë jetë e emër.
Qoftë i nderuar emri i tyre ndër shekuj! Le te jetë kujtesa historike dhe institucionale e përjetshme për dëshmorët e flamurit!
Është detyrë e çdo insitucioni të mbrojë kujtimin e tyre dhe t’a përçojë veprën e tyre si një akt lirie dhe dëshire për jetë!
Dëshmorët e Kombit Nuk Vdesin kurrë, derisa ai Komb është gjallë dhe shqiptarët nuk do vdesin kurrë!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey