Taravari: Përshëndesim Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, hap i rëndësishëm

Kryetari në detyrë i ASH-së, Arben Taravari ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Përshëndesim Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur dje me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Ky hap i rëndësishëm i hap rrugë Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëveshje kjo që do të ketë ndikim pozitiv edhe në zhvillimet e përgjithshme në rajon.

Ballkani Perëndimor ndodhet para sfidave të rëndësishme për të ardhmen, ndërsa zhvillimet e këtilla pozitive paraqesin shpresë për qytetarët e të gjitha vendeve”, deklaroi Taravari. (INA)

Loading...