Taravari: Punësimi i 1800 punonjësve shëndetësor e arritur historike 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i pranishëm në emisionin ZRAK me doktoreshën Marina, tha se gjatë kësaj periudhe që e ka marrë nën menaxhim Ministrinë e Shëndetësisë ka bërë punë The post Taravari: Punësimi i 1800 punonjësve shëndetësor e arritur historike  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 27, 2025 - 16:00
 0  4
Taravari: Punësimi i 1800 punonjësve shëndetësor e arritur historike 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i pranishëm në emisionin ZRAK me doktoreshën Marina, tha se gjatë kësaj periudhe që e ka marrë nën menaxhim Ministrinë e Shëndetësisë ka bërë punë të mëdha e të dobishme si për punëtorët shëndetësorë ngjashëm edhe për pacientët, si për listën pozitive të barnave e punësimin e 1800.

“Tani mos të flasim për të arritura tjera në shëndetësi, siç është punësimi i 1800 punëtorëve të ri shëndetësor. Dhe, nuk do mend që ky është proces që kërkon kohë për selektim kuadrovik, pastaj po presim prej Ministrisë së Financave dhe kjo gjë shumë shpejt do të përfundoj. Pra, flitet për javët në vijim”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari: Qendra klinike nga 700 do të bëhet me 1450 vendparkime 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, ka folur për zgjidhjen e problemit me parkingun në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Ministri Taravari, deklaroi se ka përfunduar e gjithë puna teknike dhe se vetëm një kompani ka konkurruar.

“Nuk e di nëse komisioni ka vlerësuar se kompania i plotëson apo jo të gjitha kushtet. Pasi bëhet fjalë për dy vendparkime. Momentalisht kemi në dispozicion 700-800 vendparkime dhe me fizibilitetin do të kemi 1.450 vendparkime. Përmes një vendimi qeveritar kemi vendosur që koncesioni të jetë mbi 10 vjet, ndërsa tani ata mund ta posedojnë deri atëherë sa të jetë Qendra Klinike aty. Pra, nëse nesër hapet Qendra e re Klinike, nuk do të vazhdoj koncesioni”, deklaroi Taravari. Taravari shtoi se deri në fund të javës do të informohet nga Komisioni kompetent rreth kompanisë dhe se i plotëson apo jo kushtet.

Taravari: Këtë vit lista pozitive do të zgjërohet edhe me tre-katër ilaçe 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, i pyetur për listën pozitive të ilaçeve, tha se për njëherë kanë kaluar nëntë barna dhe kjo është më e mira e mundshme.

“Duke e pasur parasysh se për 15 vjet vetëm një medikament u shtua edhe atë para 10 vjetëve. Pra, vitin e kaluar kemi futur nëntë ilaçe tjera, edhe atë ilaçe që përdoren shpesh për demenc, antidiabet, antilipemikë dhe të tjerë. Dhe këtë vit kemi formuar komision, dhe shpresoj që edhe këtë vit do të shtohen edhe 3-4 ilaçe tjera do të fusin. Disa thonë se janë pak nëntë ilaçe. Po pajtohem se janë pak, por 10 vjet nuk kishte asnjë ilaç”, tha Taravari. Ai shtoi tani janë futur nëntë, këtë vit do të shtohen edhe tre apo katër të tjera dhe është një numër goxha i bukur. Në fund Taravari, nënvizoi se duhet ta tregojmë realitetin se jemi duke bërë hapa para, përkundër asaj se çfarë është bërë 10 vjetët e fundit.

Taravari: Ndërtuam sistem të ri të ajrit të kompresuar, po zgjidhim probleme të mëdha…

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i pranishëm në emisionin ZRAK me doktoreshën Marina, tha se kanë punuar jashtëzakonisht me intenzitet të lartë këto shtatë muajt e fundit.

Duke rifreskuar sistemin e shëndetësisë që sipas Taravarit duhet shumë punë për ta rregulluar plotësisht funksionimin e sistemit të shëndetësisë. “Atë çfarë e kemi gjetur në shëndetësi ka qenë devalvim total, këtë e sqaron më së miri edhe pandemia se sa raste të shumta kanë përfunduar fatalisht, e mos të flasim për spitalet modulare. Këto shtatë muaj po mundohemi po mundohemi t’i rregullojmë gjërat. Filluam me problemet, kemi instaluar sistem të ri të ajrit të kompresuar. Renovuam shumë objekte, sallat kirurgjike do të renovohen nga muaji prill. Psikiatria, digjestivja komplet janë të renovuara. Për momentin intezivisht po punohet në Klinikën e Urologjisë, gjithashtu edhe në mjekimin intern”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai gjithashtu shtoi se po punohet edhe në shumë spitale në qytete të ndryshme. “Po punohet intezivisht edhe në shumë spitale tjera si në Tetovë, Gostivar, në Strumicë do të fillojnë punimet, madje neve na duhet t’i përfundojnë punët që i kanë lënë zvarrë që 10 vite. Praktikisht ne nuk kemi në 30 vitet e fundit asnjë spital që është i ri”, përfundoi ministri Taravari.

Taravari: Do të kemi tre qendra klinike dhe një tjetër kryesore në Shkup 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, foli për problemet me shëndetësinë në vendin tonë dhe racionalizimin e shëndetësisë, por pa lënë anësh edhe digjitalizimin.

“Për fat të keq kështu siç po shkon trendi i demografisë por edhe mungesa e kuadrit, duhet të fillojmë të mendojmë për racionalizim. Shembull Shtipi të ketë spital më të madh, ndërsa qytetet dhe qytezat për rreth të ketë qendra shëndetësore ku do të trajtohen pacientët, por megjithatë nuk mund të kemi specialistë e të gjitha fushave nga të gjithë qytetet. Kjo është e pamundur. Një qendër më të madhe e cila do të jetë në Shkup, tre qendra klinike dhe tjerat të jenë spitale më të vogla me hospitalizimin e pacienteve deri në dy ditë”, tha Taravari.

Pra, siç tha Taravari, nëse gjendja e një pacientit nga Gostivari është më e rënd të dërgohet në Tetovë, atij nga Struga në Ohër dhe kështu me radhë. Taravari shtoi se është e pamundur të mendojmë të mendojnë se si të gjejmë specialist nga të gjitha fushat në çdo qytet 20/30 kilometra.

The post Taravari: Punësimi i 1800 punonjësve shëndetësor e arritur historike  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .