Tashmë ne kemi një BDI që rri gjithmonë në Qeveri dhe disa partiçka…

Gazetari nga Tetova, Urim Saliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

“Tashmë ne kemi një BDI që rri gjithmonë në Qeveri dhe kemi poashtu një dyzinë partiçkash që në momente dhe rrethana të caktuara i bashkangjiten asaj në Qeveri.
Koha që ti reduktojmë partitë që rrijnë në korridoret e partive maqedonase dhe bëjnë tregëti me votat shqiptare. Marrin deputetë në emër të opozitës fallso dhe më pas i ke në pushtet.

Nuk duhet lejuar më as koalicionet mes partive shqiptare sepse u japim disave jetë politike,”është shprehur Saliu. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey