Tateshi: Bekim Sali, ministër i shëndetësisë në periudhë shumë problematike (Video)

Bekim Tateshi nga departamenti i Shendëstësisë në ASH, ka pritje të ulta nga ministri i ri i Shëndetësisë, Bekim Sali, pasi vlerëson se në këtë pozitë vjen në një periudhë shumë të rëndë për të bërë ndryshime, shkruan gazeta LAJM.

“Kolgeun Bekim Sali e kam edhe mik, njihemi më shumë se 10 vjet. Mendoj se kapacitetet e Bekim Salit ju do t’i shihni por dyshoj në atë se është në periudhë shumë të rëndë dhe se kjo problematikë kërkon një ekip të gjërë, profesionistësh që do t’i bëjnë ballë kësaj sfide sepse pritet që të jetë një periudhë “Kovid Off” kur mendohet të fitohet pandemia edhe pse kurgjë nuk është e sigurtë se mund të paraqiten edhe forma tjera. Ne ishim bashkë edhe gjatë kampanjës zgjedhore dhe komisionet e Aleancës dhe Alternativës krijuan një bazë të mirë shëndetësore. Ne atyre ju dëshirojmë suksese, por ne do të mbajmë qëndrimet tona, do të kritikojmë dhe do të japim ide ashtu siç kemi bërë gjithë kohën”, tha Tateshi./Gazeta LAJM

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey