Taulant Balla replikon me liderin iranian Khamenei: Nuk jemi aq popull i liq

Pasi lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, përmendi tërthorazi Shqipërinë si një vend i pabesë, pati shumë reagime nga të gjitha fushat e politiko-sociale të Shqipërisë.

“Në një vend europian, një vend i vogël europian por shumë i pabesë, një numër mercenarësh iranianë dhe tradhtarësh u bashkuan me disa të huaj dhe u përpoqën të konspironin kundër Republikës Islamike të Iranit dhe skema ishte e njëjta, për të rritur çmimin e karburanteve dhe njerëzit të dilnin në protesta”, tha Khamenei, por pa e përmendur emrin e Shqipërisë.

Por, nuk ka munguar as reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili me një postim në twitter ka shkuar më tej me statusin në anglisht.

Postimi i tij nuk ishte thjesht një reagim, por duket si një replikë në distancë me Ajatollahun Ali Khamenei, duke sqaruar edhe se çfarë “është” Shqipëria.

“Khamenei e quan Shqipërinë “një vend të vogël dhe të ligë evropian”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur evropian me njerëz të shkëlqyeshëm dhe mikpritje, aq shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SH.B.A.-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.”, thuhet në reagimin e Ballës.

Në postim normal, por përse në Anglisht, kë ka dashur të sqarojë Balla, për pozicionin e Shqipërisë?! Aleatët tanë anglishtfolës?!

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey