‘Të gjithë mund të kemi nevojë për dozën e tretë të vaksinës vitin e ardhshëm’

Kreu i panelit këshillues të pavarur të vaksinave në Gjermani ka thënë se ekziston mundësia që të gjithë qytetarët do të duhet të vaksinohen përsëri me një dozë të tretë në vitin e ardhshëm kundër COVID-19.

Thomas Mertens, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Vaksinimit (STIKO) në Institutin Robert Koch në Berlin, i tha gazetës gjermane Funke se virusi nuk do të largohet edhe aq shpejt, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në komentet e botuara të dielën, ai shtoi se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të thënë saktësisht se kur do të nevojiten vaksina përforcuese ose nëse disa grupe do të kenë nevojë për to më urgjentisht se të tjerët.

Por, ai tha se duhet të përgatiten nëse vitin e ardhshëm do të ketë nevojë për to. “Në parim, ne duhet të përgatitemi të gjithë që ndoshta duhet të rifreskojnë mbrojtjen e tyre të vaksinave vitin e ardhshëm”

Gati 30,4 milionë njerëz ose 36,5 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19, derisa më shumë se nëntë milionë njerëz janë plotësisht të vaksinuar. Bashkimi Evropian ka rënë dakord për zgjatje të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial të prodhimit të 1,8 miliardë doza vaksine anti COVID-19 që do të shpërndahen në vitet 2021 – 2023.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey