Të hënën dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë në Tetovë

Komuna e Tetovës njofton se me datë 25.07.2022 (e Hënë), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 23:30 deri në orët e para të mëngjesit.

Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit.
Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi ose erë), dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey