Të infektuarit e fundit me koronavirus vijnë nga këto vendbanime

58 raste të reka me koronavirus janë identifikuar brenda 24 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey