Te Interi presin Lukakun, por drejtuesit sjellin një lojtar krahu

Te Interi presin Lukakun e Dybalën, por zikaltrit arrijnë marrëveshjen për Raoul Bellanovën.

Mbrojtësi i djathtë i Cagliarit do të transferohet në Milano, teksa arritjen e marrëveshjes e kanë pranuar vetë zyrtarët e klubit sard, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B.

“Bellanova mund të quhet lojtar i Interit, pasi kemi arritur marrëveshjen për huazimin me të drejtë blerjeje, që shndërrohet në detyrim nëse plotësohen disa kushte. Në këmbim do të marrim edhe një nga të rinjtë e Interit”, u shpreh drejtori sportiv i Cagliarit.

Raoul Bellanova është anësor i djathtë, por luan mjaft mirë në të dy krahët, ndaj shihet si zëvendësues jo vetëm i Perisiç, por edhe i Dumfries, nëse holandezi do të largohet.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey