“Të mbahet mësim deri në ora 13:00, pastaj të protestohet”, Nedellkov: Mund ta shqyrtojmë si propozim

I pyetur për spekulimet se greva do të vazhdohet duke mbajtur mësim deri në ora 12-13, dhe më pas të vazhdohet me protesta, kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha se janë të gatshëm që ta shqyrtojnë edhe këtë propozim, përcjell TV21. Nedellkov theksoi se këto propozime zakonisht vijnë nga faktorë politik.

“Nuk kam informacione të tilla prej qytetarëve, më tepër vijnë prej faktorëve politik në shtet që propozojnë një model të tillë të grevës, gjithsesi edhe këtë propozim do ta vendosnim në tryezë, do ta rishikonim dhe ndoshta edhe do ta pranonim një opsion të tillë”, tha Nedellkov./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey