Të mërkurën, spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Gostivar

Më 07.07.2021 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Gostivar, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

“Informohen bletarët që të marrin masat e duhura për të mbrojtur bletët. Në rast të kushteve të pafavorshme të motit, spërkatja do të shtyhet për ditën tjetër”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey