Të premtën, >Kuvendi me seancë solemne për shënimin e 31 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Kuvendi me seancë solemne për shënimin e 31 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se kjo seancë ka për qëllim shënimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës, duke shtuar se 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në rrethana të shtetrrethimit policor e ushtarak serb, para dyerve të ndërtesës së Kuvendit miratuan një nga dokumentet historike kushtetuese për statusin e ardhshëm politik të Kosovës: Deklaratën Kushtetuese për Kosovën, njësi e pavarur në kuadër të ish-Federatës së atëhershme të Jugosllavisë.

“Në këtë mbledhje solemne të Kuvendit të Kosovës do të shfaqet edhe një fragment nga filmi dokumentar me titull “Projektuesi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”, i autorit Nuhi Bytyçi”.

“Nëpërmjet këtij dokumentari dëshmohet kontributi shkencor i akademik Gazmend Zajmit në hartimin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, paraqitjet e tij në konferenca, simpoziume dhe tubime tjera shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare lidhur me argumentimin e së drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje, për shkëputjen nga Serbia pushtuese, për Kosovën shtet të pavarur e sovran, si dhe vizionin e tij për bashkim kombëtar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey