Të punësuarit në Qendrën Klinike në Shkup javën tjetër dalin në protestë

Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup njofton protestë masive nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritje lineare të pagave që është premtuar.

Nga kjo sindikatë kanë theksuar se do ti lënë kohë Ministrisë së Shëndetësisë që deri të mërkurën e javës tjetër të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë marrëveshje për ngritjen e pagave për 2860 denarë.

Protestës do t’i bashkohen infermierët, administrata, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor.

“Ne kemi negociuar me institucionet kompetente rreth tetë muaj, i kemi kaluar të gjitha instancat… kemi ofruar edhe rritje lineare prej 2806 denarë, nuk kemi marrë asgjë. I japim afat 4 ditë, të mërkurën kemi Këshill në sindikatë dhe të mërkurën dalim në protestë”, theksoi Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Klinikës.

Ministri i Shëndetësisë tha se ka rënë dakord me Sindikatën për të zgjatur edhe dy javë protestën për të biseduar me Fondin dhe financat. Por, organizatat sindikale nuk u pajtuan në klinikë, sepse siç thanë ata, çfarë mund të n..

Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup njofton protestë masive nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritje lineare të pagave që është premtuar.

Nga kjo sindikatë kanë theksuar se do ti lënë kohë Ministrisë së Shëndetësisë që deri të mërkurën e javës tjetër të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë marrëveshje për ngritjen e pagave për 2860 denarë.

Protestës do t’i bashkohen infermierët, administrata, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor.

“Ne kemi negociuar me institucionet kompetente rreth tetë muaj, i kemi kaluar të gjitha instancat… kemi ofruar edhe rritje lineare prej 2806 denarë, nuk kemi marrë asgjë. I japim afat 4 ditë, të mërkurën kemi Këshill në sindikatë dhe të mërkurën dalim në protestë”, theksoi Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Klinikës.

Ministri i Shëndetësisë tha se ka rënë dakord me Sindikatën për të zgjatur edhe dy javë protestën për të biseduar me Fondin dhe financat. Por, organizatat sindikale nuk u pajtuan në klinikë, sepse siç thanë ata, çfarë mund të ndryshohet për 14 ditë kur askush nuk ka kuptuar asgjë për tetë muaj.(INA)

Loading...