Të shtëna armësh në këtë qytet të Kosovës, ka të plagosur

Një i plagosur pas të shtënave me armë në Hoçë të Prizrenit

Një person është plagosur në këmbën e majtë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Hoçë të Prizrenit.

Lidhur me rastin është arrestuar një 21 vjeçar me inicialet F.K dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo u bë e ditur nga një komunikatë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Në njoftim thuhet se viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia bën të ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë.

“I dyshuari F K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”.

“Po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi!”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey