Telma: Si u punësua Milikije Halimi në doganë me shkollë të mesme të mjekësisë?!

Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikija Halimi fitoi konkursin dhe do të punësohet si inspektore në Drejtorinë doganore, njoftoi televizioni Telma.

Halimi ka të kryer shkollën e mesme të mjekësisë dhe në konkursin e punës nuk specifikohet se çfarë arsimi të mesëm profesional kërkohet. Shpallja nuk kërkon përvojë pune, dhe kërkohet njohja e gjuhës angleze, gjermane ose frënge. Shpallja u shpall më 5 shtator, ditën e hënë dhe zgjati vetëm tre ditë pune. Për këtë pozitë është paraparë paga mujore prej 29.823 denarë apo rreth 500 euro, raporton Telma.

Dogana konfirmoi se Halimi së shpejti do të nisë angazhimin e tij të punës.

“Milikije Halimi ka marrëdhënie pune me afat të caktuar në Drejtorinë doganore prej datës 01.10.2022, pas shpalljes publike për punësim me afat të caktuar, për pozitën inspektore në Departamentin e Kontrollit dhe Hetimeve, me arsim të mesëm, konform sistematizimit”, janë përgjigjur nga Drejtoria doganore për TV Telma.

Halimi fitoi zgjedhjet e kaluara lokale ..

Halimi fitoi zgjedhjet e kaluara lokale në Haraçinë si kandidat i LSDM-së dhe shërbeu si kryetar komune për një mandat. Ndërkohë ka skaduar periudha gjatë së cilës ai ka marrë apanazh. (INA)

Loading...