Ten Hag kritika ndaj arbitrave: Eliminuat skuadrën më të mir

AS Roma ka arritur që të kualifikohet tutje në gjysëmfinale të Ligës së Evropës, pasi ka fituar 3-2 me rezultat të përgjithshëm ndaj Ajaksit.

Trajneri i Ajaksit, Erik ten Hag nuk ishte dakord me vendimin për të mos lejuar golin e tyre të dytë ndaj Romës dhe këmbëngul se skuadra më e mirë është eliminuar nga çerekfinalet e Ligës së Evropës.

“Është zhgënjyese. Ekipi më i mirë është eliminuar. Ekipi që ka dominuar në të dy ndeshjet është jashtë. Është një turp i tillë, pasi ashtu si javën e kaluar, ne krijuam shumë shanse, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim ato,” tha mes tjerash Ten Hag.

Dushan Tadiç shënoi për 2-0 dhe i dha epërsinë Ajaksit për të vazhduar tutje, mirëpo një gol i tillë u anulua pas rishikimit me systemin “VAR”.

“Ai gol nuk u lejua për arsye të pakuptueshme,” tha Ten Hag për ESPN.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey