Tensionet SHBA-Iran, Iraku përgatitet të përzërë ushtarët amerikanë

Qeveria irakiane ka njoftuar se është bërë gati mekanizmi i nevojshëm për dëbimin e forcave amerikane nga vendi.

“Kemi bërë gati mekanizmin dhe planin e nevojshëm për dëbimin e ushtarëve amerikanë nga Iraku”, njoftoi Abdul Kareem Khalaf, zëdhënësi ushtarak i kryeministrit Adel Abdul Mahdi, i cili nuk zbuloi detajet e mekanizmit.

Khalaf u përqëndrua edhe në praninë e koalicionit të drejtuar kundër organizatës terroriste DEASH në Irak dhe tha se forcat në fjalë në vend mund të qëndrojnë vetëm për të trajnuar dhe dhënë këshilla ushtarëve irakianë.

“Qeveria ka kufizuar rajonin e veprimit të forcave të koalicionit. Momentalisht nuk u lejohet kurrfarë veprimi”, tha Khalaf.

Ai foli edhe për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani dhe zëvendës shefit të Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis.

“Ajo që është bërë është marrëzi e padëshirueshme. Soleimani ishte mysafiri ynë dhe nuk duhej të ishte një objektiv ”, tha Khalaf.

Ai gjithashtu komentoi pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se ai do të vendosë sanksione ndaj Irakut.

“Kërcënimet e tij për sanksione nuk janë qëndrimi i duhur. Qeveria e Irakut do të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-të”, tha Khalaf.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey