Tentoi ta kalonte kufirin duke dhënë 20 euro, arrestohet në Qafë Prush

Tentoi ta kalonte kufirin duke dhënë 20 euro, sepse si kishte dokumentet – arrestohet në Qafë Prush.

Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej 20 euro zyrtarit policor në pikën kufitare.

I dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kaloj kufirin pa dokumentin përkatës.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey