Tentoi të bënte foto me këngëtarin, i mituri largohet forcërisht nga fusha (FOTO)

Gjysmë-finalja e parë midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila u mbyll me fitoren e italianëve pas gjuajtjeve të 11-metërshit, ka kaluar me një incident të vogël në shkallët e stadiumit.

Në ato momente e gjithë vëmendja e tifozëve në shkallët e stadiumit ishte e përqendruar tek dy reperët e ri të Showbizit shqiptar Finem dhe Solo, të cilët perfomuan në fushën e blertë të stadiumit “Air Albania”.

Në përfundim të performancës së tyre, një fëmijë është futur në fushën e lojës dhe ka tentuar për të bërë një foto me njërin nga këngëtarët. Ky veprim i djaloshit mbeti në tentativë pasi nuk u lejua nga rojet e sigurisë së stadiumit, të cilët e kanë larguar atë forcërisht në drejtim të tribunave.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey