Tentuan të trafikonin 30-vjeçaren nga Fieri për prostitutë drejt Italisë, kapet i dyti i grupit kriminal

Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” të nisur tetorin e kaluar vihet në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Gjatë aksionit policor të tetorit policia arrestoi një person dhe shpalli në kërkim tre të tjerë, të cilët kishin dhunuar një 30-vjeçare nga Fieri, duke e detyruar të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali.

Ka qenë pikërisht intervista e të resë nga Fieri dhënë në aeroportin e Rinasit, që ka zbuluar bandën kriminale, e cila është goditur menjëherë nga policia. Policia ka dyshuar në thëniet e 30-vjeçares në Rinas për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj, duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, që ka nisur lëvizjet, duke zbuluar gjithë grupin. Si rezultat i operacionit të asaj kohe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim tre shtetasit A. Ç., (arrestuar sot) R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey