Teprimet me alkoolin, mbi 100 persona e ‘kaluan natën’ në urgjencën e QSUT

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Shumëllojshmëria e gatimeve shoqëruar me alkool si para dhe pas darkës tradicionale ka bërë që mbi 100 qytetarë të drejtohen në urgjencën e QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar.

Ndryshe nga rrethet e tjera ku u shënuan incidente me kapsolla, në Tiranë nuk ka pasur raste të tilla të paraqitura në Shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare.

Jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve po edhe në ditët para vitit të ri ku qytetarët janë pushim vijojnë festimet.

Në shërbimet e urgjencave si ato të kardiologjisë, kirurgjisë, djegie plastike janë ngritur stafe të posaçme me mjek dhe infermiere në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore për këdo që të ketë nevojë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey