Tërhiqet 25 për qind e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

Tërhiqet 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri. 25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë atje, Veton Elshani. “Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për […]

Korrik 13, 2023 - 09:10
 0  9
Tërhiqet 25 për qind e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

Tërhiqet 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri.

25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë atje, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tregoi Elshani.

Reduktimi ka nisur të mërkurën në mbrëmje, bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës dhënë Bashkimit Evropian.

Reduktimi i policëve është pjesë e planit katër-pikësh të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës në veri.

Marrëveshja parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

Tash e më shumë se një muaj në Veri ka pasur tension, pasi serbët lokalë që në raste protestonin dhunshëm kundërshtonin kryetarët shqiptarë në komunat veriore dhe policët e Kosovës për rreth.

Pas këtij ekzekutimi, hapi i dytë është monitorimi i situatës nga Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, çka do të pasojë me reduktim edhe të mëtejmë të policisë dhe më pas mbajtja e parakohshme zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Hapi i fundit është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Ankesit të saj.