Barcelona ka vendosur sulmuesin e Milanit, Rafael Leao në listën e shkurtër të zëvendësimeve të mundshme për Luis Suarez.
Leao vendosi një paraqitje dinamike të Shtunën pasdite, ndërsa kuqezinjtë u treguan fitues 2-0 kundër Cagliari, duke shënuar një gol në pjesën e dytë për të hapur rezultatin,përcjell ORAinfo.
Pasi tregoi shenja të ndritshme në ndeshjen e mëparshme kundër Sampdoria kur u bashkua me Zlatan Ibrahimoviçin, ylli portugez po tregon formë të lartë.
Sistemi i ri 4-4-2 i Stefano Pioli duket se përqendrohet në përfitimin më të madh të partneritetit Leao-Ibrahimovic, por ish-ylli i Lille i cili mbërriti gjatë verës po tërheq interes nga jashtë.
Sipas Mundo Deportivo ,Barcelona po kërkon një sulmues pasi mësoi se Luis Suarez do të jetë jashtë për të paktën katër muaj./ORAinfo/