Tërmeti në Durrës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” pezullon provimet

Sharing is caring!

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije provimet e ndërmjetme do të pezullohen. Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, teksa pret të inspektohen godinat universitare për sigurinë që ofrojnë, ka vendosur të pezullojë provimet e ndërmjetme dhe të sistemojë studentët në hotele.

Në një mbledhje të zhvilluar të hënën, rektorati vendosi hartimin e një baze të dhënash me gjendjen e studentëve dhe pas kësaj në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave dhe hotelet qytetase do të shqyrtohen mundësitë për sistemimin e tyre në këto mjedise.

Gjithashtu u vendos pezullimi i provimeve të ndërmjetme. Këtë semestër do të ketë vetëm provime përfundimtare. Në bashkëpunim me institucionet qendrore, ato vendore dhe ekspertët e huaj, UAMD do të inspektojë të tre godinat universitare dhe vetëm pas kësaj studentët do të lajmërohen për fillimin e procesit akademik.

Sharing is caring!

Loading...
shares