Testi i Maturës kopjohet e shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

Testi i Maturës kopjohet e shpërndahet me të madhe në rrjete sociale.

As kontrollet më të rrepta nuk kanë arritur ta parandalojnë kopjimin në Testin e Maturës Shtetërore që po mbahet sot.

Provimi i Maturës, i të gjitha grupeve është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale.

Lajmi.net ka parë se nxënësit kanë hapur me dhjetra grupe ku po publikojnë provimet dhe nën to po shkruajnë përgjigjet që ata mendojnë se janë të sakta.

Ndonëse MASHT ka paralajmëruar dënime të ashpra për ata që zihen duke kopjuar me telefonë, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo formë e kopjimit tanimë është bërë zakon viteve të fundit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey