Tetë ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova e cila u kap me mito

Mjekes nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës e cila para dy ditëve u arrestua nën dyshimin për marrje të ryshfetit nga pacientët iu shqiptua masa e paraburgimit në kohëzgjatje për 8 ditëve, ndërsa Prokuroria Themelore ka ngritur procedurë kundër saj nën dyshimin se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Alsat.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Punëve të brendshme njoftoi se është arrestuar një mjeke nga Kumanova, nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.. Bëhet fjalë për mjeken E.S., e punësuar pranë Repartit të Syve në Spitalin e Kumanovës./Alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey