Tetë të infektuar në burgun e Shtipit, mes tyre dhe Mitko Çavkov

Pesë persona të dënuar, mes tyre dhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, të cilët janë në mbajtje të dënimit me burg në burgun e Shtipit, janë pozitiv me Covid 19. Nga burgu konfirmuan se ka të infektuar dhe tre të punësuar, informon Zhurnal.

Gjithsej në burgun e Shtipit, të infektuar janë tetë persona, pesë të dënuar dhe tre të punësuar.

“Për momentin, në burgun e Shtipit ka tre të punësuar pozitiv me korona virus, dhe pesë persona të dënuar. Pesë të dënuarit me korona virus janë të ndarë në dy hapësira të veçanta të izoluara dhe janë të ndarë nga personat tjerë të dënuar”, tha drejtori i burgut, Miki Todorov.

Çavkov po e vuan dënimit dhe si duket është infektuar nga ndonjëri prej të punësuarve, sepse nuk ka shfrytëzuar vikend pushim.

Dje në burg janë testuar edhe 20 të burgosur dhe të punësuar, që të zbulohet nëse virusi po shpërndahet.

Çavkov po vuan dënimin me burg prej 16 viteve, i dënuar në mars të vitit 2019 për veprën penale “rrezikim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë”, për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në shkurt të këtij viti, Apelacioni i’a shkurtoi dënimin nga 18 vite në 16 vite burg.//Zhurnal.mk

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey