Tetova1: Rezultatet e regjistrimit rrezikojnë flamurin shqiptar në Kërçovë

Shqiptarët e Kërçovës rrezikojnë të humbin të drejtën e përdorimit të flamuri kombëtarë, shkruan portali Tetova1. Sipas rezultateve nga tegjistrimi i popullsisë 2021, rezulton se shqiptarët në Kërçovë kanë rënë nën 50%, më saktësisht numri i tyre është 41.27%. Ndërkohë Ligji për përdorimin e flamurit sanksionon këtë të drejtë vetëm për bashkësitë etnike që janë 50%, informon portali “tetova1”.

“Në njësinë e vetadministrimit lokal, në të cilën jetojnë qytetarë të bashkësisë etnike dhe janë më shumë se 50% në atë njesi të vetadministrimit lokal, në pajtim me nenin 2 të ketij ligji, para objekteve dhe në objektet e organeve të njesisë së vetadministrimit lokal vazhdimisht qendrojnë flamuri i Republikes së Maqedonise dhe flamuri i asaj bashkësie”, thuhet në Ligjin për përdorimin e flamurit.

Edhe pse shqiptarët sipas popullsisë rezidente janë shumicë në Kërçovë, megjithatë janë më pak se 50%.

Kjo tregon edhe për mangësitë që ka Ligji për përdorimin e flamurit që u miratua në vitin 2011.
Sipas regjistrimit të 2021 ka 16 020 maqedonas (40.38%), 16 373 shqiptarë (41.27%), 2 553 turq (6.44%) dhe 2003 romë (5.05%).

Komuna e Kërçovës u bë me shumicë shqiptare pas bashkangjites së komunave Zajaz dhe Osllome./tetova1/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey