Tetovë, arrestohen 13 persona, organizuan lojëra të fatit pa licencë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Tetovë ka arrestuar 13 persona, pasi janë kapur duke organizuar lojëra të fatit në objekt pa firmë dhe pa licencë paraprake.

Të arrestuarit janë nga Tetova, Gostivari dhe Turqia dhe janë të moshës prej 20 deri në 49-vjeç.

“Më 29.06.2021 gjatë periudhës prej orës 13.50 deri në ora 16.40 zyrtarë policor të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, në shoqërinë e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kanë realizuar aksion kontrolli në objekt pa firmë në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, ku janë organizuar lojëra të fatit pa licencë, me çka nga liria kanë privuar J.S.(33), B.B.(30), P.F.(49), E.S.(23), A.A.(28), A.R.(24), A.K.(26), M.S.(26), B.H.(20), Sh.N.(22), J.K.(30), nga Tetova, Gostivari, Reçica e Vogël dhe e Madhe dhe S.O.(28) dhe O.J.(24), shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Pas kësaj, nga përgjegjësi i objektit B.B.(30) është marrë pajisje kompjuteristike edhe atë: 8 kompjuterë “HP”, 2 laptopë “Acer”, 2 letra me udhëzues në gjuhën turke dhe angleze, 1 mbushës i kompjuterit dhe 1 celular.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër personave do të shqiptohet kallëzim përkatës./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey