Dje (18-prill) rreth orës 09:10, në SPB Tetovë, punonjësi i terminalit doganor në Tetovë ka raportuar se në një kamion Duff me targa të Velesit, i cili ka ardhur nga Turqia, ndodheshin dy emigrantë nga Kabulli i Afganistanit.
Dy emigtantët G.S. (20) dhe V.H. (26) janë kapur dhe janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe më pas janë dërguar në Qendrën transitore ,,Vinojug“ në Gjevgjeli. /KlanMacedonia/