Tetovë, kritika të mëdha për mungesën e investimeve në infrastrukturë

Mungesë e parkut, mungesë e trotuareve të lira, por edhe mungesë e hapësirës publike e cila uzurpohet çdo ditë e më shumë, e karakterizojnë Tetovën si qytet. Me ngrohjen e motit, dyqanet kanë filluar të nxjerrin mallin nëpër trotuare dhe rrugë, që edhe më shumë vështirëson lëvizjen e qytetarëve.

Unë si nënë me fëmijë së pari nëse dal në qytet të shkoj në park nuk kam ku të shkoj. Nëse dua fëmijën tim ta çoj në park ai duhet të jetë parku që është dhënë me koncesion është me pagesë i njëjti dhe është i mbyllur pra nuk është gjithnjë i hapur. Por edhe po të kishte park dhe të merrja karrocën të shkoj nuk do mbërrija deri tek vendi i caktuar shkaku i komunikacionit të dendur, shkaku i trotuareve të uzurpuara – tha Elmedina Abdullahi, Lëvizja “Nëna dhe Fëmija”.

Uzurpimet e këtilla kanë vetëm një zgjidhje thotë inxhinieri Hamdi Sulemani. Respektimi i Ligjit.

Komuna e Tetovës, inspektorati i ndërtimit në Tetovë, kryetarja e komunës bashkë me kabinetin e saj duhet vetëm një gjë të bëjnë, të respektojnë Ligjin, sepse në Ligj, janë të përcaktuara gjitha këto ndëshkime- u shpreh Hamdi Sulemani, aktivist.

Përveç mungesave të shumta në infrastrukturë, Tetovës i mungon edhe kinemaja, premtim ky, i pothuajse çdo cikli zgjedhor.

Ne si Tetovë kemi edhe dy festivale filmi ku improvizojmë kinema për të shfaqur filma, vet kam qenë pjesë e festivalit dhe në aspektin teknik na vështirëson shumë. Unë e di që Tetova ka aq probleme saqë kinemaja duket luks për Tetovën, sidomos kur është puna e ujit, infrastrukturës e gjithçka tjetër, megjithatë unë e dua Tetovën dhe dua të shoh më të mirën për Tetovën – tha Zeqir Vica, aktivist.

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale nisma “Më mirë për Tetovën” ka kujtuar autoritetet lokale për premtimet e dhëna dhe të parealizuara deri më tani. Kritika më të shumta u bënë për parqet, shëtitoren rreth lumit, dhe pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga uzurpimet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey