Tetovë, studentët shqiptarë në mbështetje të palestinezëve

Në sheshin “Iliria” në Tetovë, sot u hap ekspozitë me fotografi në mbështetje të popullit palestinez në Gaza, i cili po përballet me sulmet e Izraelit.

Dhjetëra studentë nga Tetova, me mbishkrimet “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë me Palestinën”, “Tetovarët janë me Palestinën”, “Liri për Palestinën”, shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez në Gaza.

Organizatori i protestës, studenti Arsim Idrizi, duke theksuar se ekspozita nuk është as fetare dhe as kombëtare, tha se si qytetarë të Maqedonisë Veriore, të përkatësisë etnike shqiptare dhe maqedonase, ose si qytetarë të Tetovës, dëshirojnë të japin mesazhin se janë kundër çdo të keqe që po ndodh në botë.

Idrizi tha se ekspozita humanitare është titulluar si gjenocid.

“Morëm fotografi nga Holokausti si e para, dhe fotografia jonë e fundit është nga Palestina. Pra, kjo nuk është një ekspozitë fetare, por humanitare”, tha Idrizi.

Në kuadër të ekspozitës paraqiten fotografi gjenocideve në gjithë botën, duke përfshirë në Krime, Hiroshima, Mianmar, Siri, Kosovë, gjenocidi ndaj ujgurëve dhe gjenocidi në Srebrenicë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey