Teuta Arifi pas disa ditëve flet për tragjedinë në Tetovë

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit, por sa herë që do t’i kujtojmë ata, do t’ju kujtojmë edhe të gjithë juve që ndihmuat atë natë”, kështu iu drejtua personelit mjekësor, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë.

“Nuk do të harrojmë frikën 12 pacientëve që mbijetuan për shkak të mjekëve dhe civilëve që i evakuuan nga zjarri dhe zjarrfikësit që e shuan zjarrin në mënyrë shumë të shpejtë, parandaluan që vendi ynë të mos ketë tragjedi më të madhe. Gjithashtu edhe policët që siguruan vendin tonë. Nuk harroj as ata që qëndruan afër familjarëve”, tha Arifi.

“Në ditët e kaluara të gjithë u tronditëm thellë për viktimat e tragjedisë të ditës së 8 shtatorit. Të gjithë jemi ende në zi. Të gjithë jemi të pikëlluar dhe sot qëndrojmë afër familjarëve në këto ditë më të errëta në historinë e Tetovës”, tha Arifi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey