Thaçi pas takimit me Dakën: KQZ e gatshme nëse mbahen zgjedhjet

Presidenti Hashim Thaçi, në takimin e sotëm me kryetaren e KQZ-së Valdete Dakën , ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme.

Thaçi ka deklaruar se do t’i shterojë të gjitha mundësitë kushtetuese në konsultim me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

The post Thaçi pas takimit me Dakën: KQZ e gatshme nëse mbahen zgjedhjet appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 3:26 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148050
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit