Thellohet skandali i fituesit të Nobelit të letërsisë: Handke, pasaportë nga Millosheviçi! (FOTO)

Sharing is caring!

Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsi sivjet, duket se ka marrë një pasaportë jugosllave në vitin 1999, kur vendi ishte nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit.

Faqja e internetit Intercept publikoi pasaportën që Handke e mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova.

Kjo ka bërë që autoritetet austriake të nisin një hetim për të parë nëse Handke e ka humbur shtetësinë e Austrisë. Raportet tregojnë se shkrimtari e ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999, e kjo do të bënte që ai të humbiste automatikisht statusin e shtetësisë austriake.

Handke thuhet të ketë nisur në 1999 fillimin e procedurës, duke humbur automatikisht statusin austriak.

Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet. Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëvizë, kështu që ajo ka juridiksion për çështjen e shtetësisë. Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Sharing is caring!

Loading...
shares