Themelohet edhe një parti në Maqedoni. Ja synimet e saja

“Fronti Demokratik ” është emri i partisë së re politike që është në process të formimit nga ish-zyrtarë të disa partive politike, pjesëmarrës në Revolucionin e larmë, deri më tani jo aktiv në politikë.

Siç thonë ata nga Bordi Nismëtar, këta janë “njerëz të përkushtuar në luftën për një shoqëri të drejtë dhe interesin publik, për një ekonomi dhe drejtësi më të mirë, shëndetësi, arsim”.

Ata kanë thënë për Fokus se, partinë e shohin si një instrument përmes të cilit më lehtë mund të marrin pjesë në proceset politike.

“Të pakënaqur me situatën politike dhe ekonomike, ne kemi filluar të formojmë një parti politike, sepse mendojmë se për Maqedoninë kjo është një minutë para orës dymbëdhjetë. Emigrimi i madh i të rinjve, pabarazia në rritje dhe korrupsioni politik janë një trashëgimi e qëndrueshme e partive politike në pushtet. “Ne nuk kemi më vullnet ose kohë për politikanë që kanë shkatërruar shoqërinë dhe shtetin për vite me radhë dhe duke mos ofruar asnjë vizion,” thonë nga Bordi Nismëtar.

Agjencia e lajmeve INA mëson se në këtë parti pritet të ketë edhe shqiptarë, të cilin ishin pjesë e Revulucionit të larmë, që angazhohej për rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey