Thiago për Mane: Ai është i pabesueshëm

Sadio Mane është një lojtar kyç i Liverpoolit, se është i tillë e dëshmoi edhe ndaj Manchester City në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupë, ku shënoi dy gola në fitoren 3:2 të ‘Reds’.

Ishte Thiago ai i cili për portalin zyrtar të klubit, e lavdëroi senegalezin.

“Mane është një luftëtar shumë teknikë. Ai është i pabesueshëm”, tha Thiago, përcjell lajmi.net.

Mane këtë sezon në të gjitha garat ka gjithsej 41 paraqitje për Liverpoolin, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar dy asistime./Lajmi.net/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey