Thirrja e Papës në vigjiljen e Vitit të Ri: Në tryezë, fikni celularët!

Papa Françesku, gjatë Angelusit të fundit të vitit 2019, i ka ftuar familjet të ruajnë komunikimin dhe të heqin dorë nga celularët në tryezë.

“Familja e Shenjtë, Jezusi, Jozefi dhe Maria, u lutën, punuan dhe komunikuan me njëri-tjetrin dhe unë pyes veten: a dini si të komunikoni në familjen tuaj apo jeni si ata fëmijë që bisedojnë në tryezë, secili me një cellular në dorë? Në atë tryezë duket se mbretëron heshtja. Ne duhet të rifillojmë komunikimin në familje. Është një thesar i çmuar: ai gjithmonë duhet të mbështetet dhe mbrohet “, ka thënë Papa argjentinas.

Mesazhi i Bergoglios në festën liturgjike kushtuar Familjes së Shenjtë, ishte i përqendruar pikërisht tek nevoja për të forcuar familjen.

Ai “ia besoi Shën Mërisë të gjitha familjet e botës, sidomos ato që vihen përpara sprovash të forta nga vuajtja apo shqetësimi”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey