Tirana thyen mallkimin, fiton pas 5 vjetësh derbin me Partizanin në stadiumin e ri (FOTO)

Sharing is caring!

Derbi vishet bardheblu. Tirana më në fund fiton një derbi pas 5 vjetësh pa mundur të korrë një trepikësh me partizanin. Edhe pse me probleme në stafin teknik dhe mungesën e një trajneri, bardheblutë vinin në takim derbi me një trajner portierësh, por me një takim që luhej në një stadium të ri.

Tirana fitoi dy me një me Partizanin me golat e Bathës dhe Kobina, ndërsa Partizani ngushtoi diferencën me Jurgen Bardhin. Duhej minuta e 90, që bardheblutë pas një aksioni perfekt të linin të shokur ekipin e kuq dhe mijëra tifozët që ishin në stadium.

Idriz Batha dhe Jurgen Bardhi shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Që të dy kanë shënuar nga një gol për skuadrat e tyre. I pari ishte Idriz Batha për Tiranën, që pas një krosimi të Torasës tronditi rrjetën e Alban Hoxhës.

Por, një minutë më vonë ishte Partizani që nuk mund të pranonte këtë gol të minutave të para, ndaj sulmoi për barazpeshën, që e gjeti në goditjen e tretë të aksionit. Në dy goditjet e para portieri bardheblu nuk lëshoi asgjë, por në goditjen e tretë të sulmuesve të kuq ishte e pamundur të bënte më shumë.

Të dy ekipet e filluan ndeshjen me një superfestë të të dy tifozerive, ndërsa përpara fillimit të takimit në fushën e gjelbër parakaluan ata që kanë bërë të pamundurën gjatë këtyre ditëve në Gjendjes së Jashtëzakonshme për të ndihmuar njerëz në nevojë. Në fund, ajo që festoi ishte Tirana, e cila pas 5 vjetësh mundi të fitojë me Partizanin.

Sharing is caring!

Loading...
shares