Tiranë/ Përplasje te Liqeni Artificial, qytetarët çajnë rrethimin e policisë dhe futen brenda

Bujar Asqeriu për prishjen e Teatrit Kombëtar: Prisja që qeveria të reflektonte, vazhdon metoda përça e sundo

Bujar Asqeriu për prishjen e Teatrit Kombëtar: Prisja që qeveria të reflektonte, vazhdon metoda përça e sundo

Qytetarë të Tiranës dhe anëtarë të Shoqërisë Civile janë përplasur me policinë në kryeqytet dhe kanë çarë rrethimin e vendosur te Liqeni Artificial.

Në momentet e para pas debatit më policët e vendosur në hyrje të liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverisë për shkak të pandemisë, pedagogu Erion Kristo tha se qytetarët nuk po thyejnë asnjë ligj.

“Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni , mos gënjeni, mashtruesa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distancuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni.

Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur.

Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na cave kokën.

Gjella me krip piperi me karar, a morët vesh o katundar edhe ju qytetar që bëni si qytetar”, tha ai.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey