Tolaj “godet” Zemajn: Rreh gjoks për menaxhim të mirë, Kosova vendi i vetëm pa vaksinë kundër Covid-19

Tolaj kritika ndaj Ministrit të Shëndetësisë.

Doktori, Ilir Tolaj, ka fajësuar, ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se është duke i gënjyer qytetarët për sjelljen e vaksinës në Kosovë tash e sa muaj.

“Ju dëgjoni deklarata të ministrit të Shëndetësisë i cili rreh gjoks që e ka menaxhuar pandeminë jashtëzakonisht mirë, apo që vaksinat do të vinë në këtë kohë duke vënë në lajthitje për mos me përdor fjalën, duke gënjyer opinionin për çështjen e vaksinave”, ka thënë Tolaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se është e turpshme se si Kosova nuk ka lobuar për sigurimin e vaksinës në mënyrë individuale e as përmes miqëve.

“Udhëhqësit është dashur që të lobojnë në mënyrë individuale apo përmes miqëve për vaksinën që në fillim e të mos mbesin në mëshirën e kohës…Ka pasur mundësi të kontaktohen prodhuesit për të nënshkruar një marrëveshje paraprake, e cila do ta siguronte Kosovën në një vend të volitshëm për marrjen e vaksinës. Por shihet që këta njerëz ose nuk kanë pasur asnjë ide se si bëhet kjo punë, ose kanë qenë të lajthitur pasi përgjegjësia këtu bjen direkt në IKSHPK, Ministrinë e Shëndetësisë dhe pastaj në Qeverinë. Ky është turpi më i madh që ka mundur të ndodh që edhe sot kur jemi në fund të marsit e Kosova është vendi i vetëm i rajonit pa vaksinë”, ka thënë Tolaj në InDoks.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey