Tonali rinovon për pesë sezone me “Djallin”, Milan i jep më shumë se dyfishin e pagës së mëparshme

Sandro Tonali rinovon me Milan deri në 2027-ën. Mesfushori ka vendosur që tëjetë pjesë e “Djallit” edhe për pesë sezone të tjera.

Në një publikim në faqen zyrtare, kampionët e Italisë bëjnë me dije se lojtari do të vazhdojë të jetë “kuqezi”.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit deri më 30 qershor 2027. Sandro, i cili iu bashkua Milanit në vitin 2020, është një simbol i vendosmërisë dhe ndjenjës së përkatësisë ndaj ngjyrave ‘kuqezi’”,-shkruan Milan.

Nga mediet italiane raportohet se mesfushori do të marrë tashmë më shumë se dyfishin e pagës që kishte, pra rreth 3 milionë euro në sezon, nga 1.2 milionë që fitonte më parë.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey