Top Story/ Tendera me negocim, ja institucionet që e kanë kryer këtë procedurë të dyshimtë dhe klienteliste

Një nga mënyrat e tenderimit është edhe ajo me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa shpallje. Ligji parashikon që ky process të zhvillohet në situata emergjence dhe që justifikohen nga institucioni që po e kryen. Në të vërtet kjo nuk ndodh në kushte të jashtëzakonshme, por bëhet zakonisht nga një pjesë e mirë e institucioneve.

Mbi 70% e tenderave të kryera në situata normale janë kryer nëpërmjet prokurimit të drejtëpërdrejtë. Kjo është anomali në vetvete pasi janë shfrytëzuar fiktivisht klauzola të ligjit për tu përdorur në një situatë normale. Është shmangur gara me ligj dhe janë blerë edhe gjëra që janë absurde p.sh… Dekori i qytetit”, tregon Panajot Soko, Ekspert Ekonomie.

“Negocimet e dpd janë shumë problematike. Ligji vërtete i lejon por në cdo rast duhet të justifikojë autoriteti pse këtë kontratë ka vendosur ta bëj me negocim dhe jo me garë të hapur. Dhe justifikimi është gjithmonë një informacion i munguar në dokumentat që prezantohen për këtë procedurë tenderimi”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania

Le të shohim disa shembuj për të pasqyruar faktet se negocimi i drejtëpërdrejtë është përdorur edhe në situata normale. Po fillojmë nga qeverisja vendore në Durrës. Institucioni prokurues është ujësjellsi i këtij qyteti i cili ka zhvilluar një tender për shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së softuer-ve në tetor të 2018. Vlera e kësaj kontrate është 8.2 milionë lekë të reja me tvsh. Lloji i procedurës është me negocim, ka patur vetëm një pjesëmarrës dhe nuk ka patur garë. Edhe pse kontrata është lidhur ky tender nuk është i rregullt pasi nuk kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzkonshme që të bëhej me negocim.
Kalojmë tek një tjetër rast. Agjencia e Blerjeve të Përqëndruar ka zhvilluar tender me negocim pa shpallje, edhe ky jo në kushtet që parashikon ligji. Objekti i kontratës ishte: “Për shtimin e 42 pikave shtesë të shërbimit të gjendjes civile pranë materniteteve dhe shtimin e kapaciteteve të Rrjetit të komunikimit online të shërbimit të gjendjes civile”. Vlera e kontratës është 35.8 milionë lekë të reja. Por ky tender nuk është i rregullt pasi ka mungesë gare dhe është bërë me negocim në një situatë krejtësisht normale.

Shumë Bashki apo autoritete prokuruese përfitojnë nga kjo klauzolë e mundësisë për të bërë negocim të drejtpërdrejtë. Dhe disa punë të cilat duhet të ishin bërë me konkurencë që të fitonte oferta më e mirë në vlera ekonomike bëhen në mënyrë të tilla për të krijuar oaze klientësh për autoritete të ndryshme”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania

Një tjetër procedurë me tenderim të drejtpërdrejtë është realizuar për blerjen e drurëve dekorativ nga Drejtoria Nr.1 e Punëtorëve Tiranë. Kuptohet se pemët dekorative nuk kanë të bëjnë me ndonjë situatë të jashtëzakonshme por pavarësisht kësaj është përdorur proceduar e negocimit. Bëhet fjalë për mbi 278 milionë lekë që janë përdorur për drurët dekorativ në zonë industriale Kamëz-Kashar.

Ka qenë historikisht, le të themi një sëmundje përdorimi pa kriter i proceduarës së negocimit pa shpallje. Në mos gaboj të dhënat e fundit për vitin e kaluar ky instrument është përdorur në 8% të fondit total të prokuruar. Pra nëse shteti shqiptar prokuron mesatarisht një miliardë euro tendera publik, 80 milionë prej këtyre janë prokuruar me negocim të drejtpërdrejtë”, thotë për Top Story Klodian Tomorri, Gazetar Ekonomie.

Në vitin 2018 të paktën 9.4 % e procedurave të prokurimit është dhënë sipas praktikës së negocimit pa shpallje paraprake. Kjo do të thotë që institucionet publike janë ulur në tryezë me bizneset dhe kanë bërë një marrëveshje pa qenë nevoja e hapjes së një gare. Përdorimi i kësaj procedure është rritur në krahasim me vitin 2017. Në atë periudhë përqindja e procedurave të njoftuara me negocim pa shpallje paraprake kundrejt atyre konkurruese ishte 7.7 për qind.

Ky është një shqetësim i pranuar edhe nga vetë APP e cila në më shumë se një raport ka shprehur se institucionet publike përdorin në mënyrë të pajustifikuar proceduarënn e mbyllur të negocimit. Kjo ka qenë një mënyrë tjetër se si abuzohet me fondet publike”, thotë për Top Story Klodian Tomorri, Gazetar Ekonomie.

Qershia mbi tortë për tenderat me negocim pa shpallje është në qytetin e Shkodrës. Nga kjo Bashki janë dhënë dy tendera me negocim pa shpallje me vlerë mbi 180 mijë euro, për pastrimin e qytetit. Por kjo emergjencë sfumohet kur shikon që tenderat janë fituar nga kompania “Alko Impex”, në pronësi të Arbër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazit. Me këtë tender, merr formë të plotë bashkëpunimi politik mes të djathtëve dhe të majtëve.

Për të treguar se keqpërdorja e procedurës me negocim përdoret në të gjithë vendin dhe në të gjitha institucionet, po analizojmë një tjetër tender, atë të spitalit të Elbasanit. Procedurën e negocimit ky spital e ka realizuar për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private. Tenderi me vlerë 5.5 milionë lekë të reja është mbajtur në 12 janar të 2017 dhe po atë ditë është lidhur edhe kontrata.

Shpesh këto bëhen si tendera apo gara urgjente dhe një garë urgjente kuptohet lë shumë për të dëshiruar për transparencën dhe cilësinë e kryerjes së kësaj gare”, tregon Prof. Dr. Suzana Guxholli, Eksperte Ekonomie.

Top Story/ Tendera me negocim, ja institucionet që e kanë kryer këtë procedurë të dyshimtë dhe klienteliste

Top Story/ Tendera me negocim, ja institucionet që e kanë kryer këtë procedurë të dyshimtë dhe klientelisteNjë nga mënyrat e tenderimit është edhe ajo me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa shpallje. Ligji parashikon që ky process të zhvillohet në situata emergjence dhe që justifikohen nga institucioni që po e kryen. Në të vërtet kjo nuk ndodh në kushte të jashtëzakonshme, por bëhet zakonisht nga një pjesë e mirë e institucioneve. “Mbi 70% e tenderave të kryera në situata normale janë kryer nëpërmjet prokurimit të drejtëpërdrejtë. Kjo është anomali në vetvete pasi janë shfrytëzuar fiktivisht klauzola të ligjit për tu përdorur në një situatë normale. Është shmangur gara me ligj dhe janë blerë edhe gjëra që janë absurde p.sh… Dekori i qytetit”, tregon Panajot Soko, Ekspert Ekonomie.“Negocimet e dpd janë shumë problematike. Ligji vërtete i lejon por në cdo rast duhet të justifikojë autoriteti pse këtë kontratë ka vendosur ta bëj me negocim dhe jo me garë të hapur. Dhe justifikimi është gjithmonë një informacion i munguar në dokumentat që prezantohen për këtë procedurë tenderimi”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data AlbaniaLe të shohim disa shembuj për të pasqyruar faktet se negocimi i drejtëpërdrejtë është përdorur edhe në situata normale. Po fillojmë nga qeverisja vendore në Durrës. Institucioni prokurues është ujësjellsi i këtij qyteti i cili ka zhvilluar një tender për shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së softuer-ve në tetor të 2018. Vlera e kësaj kontrate është 8.2 milionë lekë të reja me tvsh. Lloji i procedurës është me negocim, ka patur vetëm një pjesëmarrës dhe nuk ka patur garë. Edhe pse kontrata është lidhur ky tender nuk është i rregullt pasi nuk kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzkonshme që të bëhej me negocim. Kalojmë tek një tjetër rast. Agjencia e Blerjeve të Përqëndruar ka zhvilluar tender me negocim pa shpallje, edhe ky jo në kushtet që parashikon ligji. Objekti i kontratës ishte: “Për shtimin e 42 pikave shtesë të shërbimit të gjendjes civile pranë materniteteve dhe shtimin e kapaciteteve të Rrjetit të komunikimit online të shërbimit të gjendjes civile”. Vlera e kontratës është 35.8 milionë lekë të reja. Por ky tender nuk është i rregullt pasi ka mungesë gare dhe është bërë me negocim në një situatë krejtësisht normale.“Shumë Bashki apo autoritete prokuruese përfitojnë nga kjo klauzolë e mundësisë për të bërë negocim të drejtpërdrejtë. Dhe disa punë të cilat duhet të ishin bërë me konkurencë që të fitonte oferta më e mirë në vlera ekonomike bëhen në mënyrë të tilla për të krijuar oaze klientësh për autoritete të ndryshme”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data AlbaniaNjë tjetër procedurë me tenderim të drejtpërdrejtë është realizuar për blerjen e drurëve dekorativ nga Drejtoria Nr.1 e Punëtorëve Tiranë. Kuptohet se pemët dekorative nuk kanë të bëjnë me ndonjë situatë të jashtëzakonshme por pavarësisht kësaj është përdorur proceduar e negocimit. Bëhet fjalë për mbi 278 milionë lekë që janë përdorur për drurët dekorativ në zonë industriale Kamëz-Kashar. “Ka qenë historikisht, le të themi një sëmundje përdorimi pa kriter i proceduarës së negocimit pa shpallje. Në mos gaboj të dhënat e fundit për vitin e kaluar ky instrument është përdorur në 8% të fondit total të prokuruar. Pra nëse shteti shqiptar prokuron mesatarisht një miliardë euro tendera publik, 80 milionë prej këtyre janë prokuruar me negocim të drejtpërdrejtë”, thotë për Top Story Klodian Tomorri, Gazetar Ekonomie.Në vitin 2018 të paktën 9.4 % e procedurave të prokurimit është dhënë sipas praktikës së negocimit pa shpallje paraprake. Kjo do të thotë që institucionet publike janë ulur në tryezë me bizneset dhe kanë bërë një marrëveshje pa qenë nevoja e hapjes së një gare. Përdorimi i kësaj procedure është rritur në krahasim me vitin 2017. Në atë periudhë përqindja e procedurave të njoftuara me negocim pa shpallje paraprake kundrejt atyre konkurruese ishte 7.7 për qind. “Ky është një shqetësim i pranuar edhe nga vetë APP e cila në më shumë se një raport ka shprehur se institucionet publike përdorin në mënyrë të pajustifikuar proceduarënn e mbyllur të negocimit. Kjo ka qenë një mënyrë tjetër se si abuzohet me fondet publike”, thotë për Top Story Klodian Tomorri, Gazetar Ekonomie.Qershia mbi tortë për tenderat me negocim pa shpallje është në qytetin e Shkodrës. Nga kjo Bashki janë dhënë dy tendera me negocim pa shpallje me vlerë mbi 180 mijë euro, për pastrimin e qytetit. Por kjo emergjencë sfumohet kur shikon që tenderat janë fituar nga kompania "Alko Impex", në pronësi të Arbër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazit. Me këtë tender, merr formë të plotë bashkëpunimi politik mes të djathtëve dhe të majtëve. Për të treguar se keqpërdorja e procedurës me negocim përdoret në të gjithë vendin dhe në të gjitha institucionet, po analizojmë një tjetër tender, atë të spitalit të Elbasanit. Procedurën e negocimit ky spital e ka realizuar për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private. Tenderi me vlerë 5.5 milionë lekë të reja është mbajtur në 12 janar të 2017 dhe po atë ditë është lidhur edhe kontrata. “Shpesh këto bëhen si tendera apo gara urgjente dhe një garë urgjente kuptohet lë shumë për të dëshiruar për transparencën dhe cilësinë e kryerjes së kësaj gare”, tregon Prof. Dr. Suzana Guxholli, Eksperte Ekonomie

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 7 janvier 2020

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey